
Albulena Haxhiu në “Politiko” ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se sot në takimin konsultativ e ka prezantuar dorëheqjen, teksa ka shtuar se LDK-ja dhe AAK-ja u larguan nga takimi.
“Kam dhënë dorëheqje, çka të bëjë më shumë. Shteti pa Qeveri nuk mund të mbes. Ligji për Qeverinë thotë se në momentin kur dorëhiqet kryeministri Qeveria bie”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10