Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kushtrim Sadiku me detaje: PDK do të marrë pjesë në takimin me Kurtin

Gazeta10
30 April 2025 - 20:43

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes së cilës i fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

LDK-ja e ka refuzuar ftesën e Kurtiti, këtë për Gazetën1o e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Ndërsa nga PDK-ja pritet që të marrin pjesë në këtë takim.

Autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, ka thënë se sipas informacioneve Partia Demokratike e Kosovës, do të marrë pjesë në këtë takim.

“Jo zyrtarisht marrë vesh se PDK-ja do të jetë prezent në këtë takim nëpërmjet kryetari të kësaj partie, Memli Krasniqi, takim që pritet të adresojë çështjen e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës.”, ka thënë Sadiku. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.