Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Goditet rrjeti i kontrabandës – Sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Gazeta10
13 May 2025 - 23:18

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike në një depo private. Sipas hetimeve të para, dyshohet se produktet janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut dhe kanë prejardhje nga Irani. Vlera e vlerësuar e mallit të sekuestruar kap shifrën mbi 25,000 euro.

Sasia e vajrave është transportuar në terminalin doganor për t’u nënshtruar procedurave të mëtejshme administrative dhe hetimore. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, e cila është duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore, ka theksuar përkushtimin për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë ilegale, sidomos në zonat kufitare që shpesh përdoren për rrugë të paligjshme të furnizimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.