Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Me qare ose pa qare…” / Hamiti: VV do të bëjë koalicion edhe me Listën Serbe

Gazeta10
15 May 2025 - 21:08

Profesori Urtak Hamiti, teksa ka komentuar dështimin e sërishëm të seancës konstituive, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion edhe me Listën Serbe. 

Hamiti në “Politiko” ka thënë se zgjidhja është një marrëveshje mes partive politike shqiptare por edhe të minoriteteve serbe dhe jo serbe.

“E shoh një marrëveshje të partive politike të shumicë shqiptare, natyrisht edhe me pakicat serbe dhe jo serbe. Ose me qare ose pa qare, natyrisht që do të bëjnë koalicion. Ka ndikime nga jashtë, është një fuqi evropiane që është Gjermania që po e shtyn me të madhe përpara krijimin e institucioneve në një mënyrë apo tjetër”, ka thënë Hamiti. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.