
Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i vetmi lider që ka ofruar zgjidhje.
Sipas Hajdarit, Kurti do ta bëjë qeverinë me Nismën.
“Kurti e ka alternativen dalëse prej kësaj situate. Nëse nuk do ta bëjë qeverinë me LDK-në, mendojë që do ta bëjë një qeveri me Nismën me 61 numra. Kurti është i vetmi lider në mesin e tyre që është angazhuar edhe që realisht kërkon një zgjidhje të problemit”, ka thënë Hajdari në “Politiko”. /Gazeta10