Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Gazeta10
19 May 2025 - 17:10

Një aksion policor po realizojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha i cili njoftoi se aksioni po realizohet nga ekipet për hetimin e Korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, ekipet per hetimin e Korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike janë duke realizuar një operacion policor në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë. Pas përfundimit te operacionit dhe raportimeve nga terreni detajet tjera do të bëhen të ditura më vonë nga kompetentët”, thuhet tutje në konfirmim./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.