
Tri ditë më parë, analisti politik, Nexhmedin Spahiu takoi ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq në Beograd.
Përmes fotografive të postuara në rrjete sociale, ky takim shkaktoi reagime të shumta.
Se për çfarë e si ishte takuar Spahiu me Gjuriq, tregoi vet ai në emisionin “Gazeta” të Kanal10.
Sipas tij, ky takim edhe mund të konsiderohet sukses për Kosovën.
” Në kohën e duhur kam bërë atë që duhet me bë për Kosovën, ky është shpjegimi. Koosva duhet me marr njohje ndërkombëtare, duhet me u njoft nga Serbia sepse 75 njohje varen krejt prej Serbisë. Është sukses, kur ministri i jashtëm pranon intelektual nga Kosova“, tha ai.
“Takimi u bë në cilësi joformale, mirëpo pas meje janë veprat e mia”, shtoi tutje ai. /Gazeta10