Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Gazeta10
20 May 2025 - 23:51

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, duke filluar që nga orët e mëngjesit. Reshjet pritet të shoqërohen me shkarkesa rrufesh, kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë jugperëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.