
Avokati Skënder Musa është shprehur i bindur se një koalicion mes VV-së, PDK-së e LDK-së do ta zgjidhte çështjen e dialogut.
Musa ka thënë se krahu i luftës do të jetë i përfshirë në procese vendimmarrëse ku ka me kalu Kosova, pasi proceset janë të rënda.
“Nuk ka me kanë e lehtë çështje Zajednicës, nuk ka me kanë e lehtë pastaj sanksionet që i kemi edhe çështja që ke pyetja e parë, a është çështje juridike a politike, është kryekëput politike për shkak se nuk ka parti politike opozitare që ta jep një gjysmë vote falë”, ka thënë Musa. /Gazeta10