
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, është kapur sërish me rastin e Kosovës në lidhje me referendumet e rreme të organizuara në rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, Donetsk, Luhansk, Zaporozhye dhe Kherson, raporton Gazeta10.
Në një intervistë për gazetën ruse “Argumenty i Fakty”, ka thënë se rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka vendosur precedent.
“Çështja nëse referendumet janë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Ukrainës nuk ndikon në kualifikimin e tyre sipas ligjit ndërkombëtar. Kujtojmë vendimin e vitit 2010 për Kosovën të miratuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Sipas këtij vendimi, një territor nuk e ka për detyrë t’u drejtohet autoriteteve qendrore të vendit të tij për leje për të shpallur sovranitetin e tij kur zbaton të drejtën e tij për vetëvendosje. Kjo krijoi një precedent”, u shpreh Lavrovi në këtë intervistë.
Ai tha se “partnerëve tanë të huaj”, duke iu referuar Serbisë dhe Kazakistanit, do t’u duhet kohë të kuptojnë realitetet e reja gjeopolitike./Gazeta10