
Rafael Leao tash e një kohë po përflitet për një largim të mundshëm të tij nga Milani, shkruan Gazeta10.
Pas paraqitjeve të mira të tij, shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit portugez është Paris Saint-Germaini.
Madje parisienët janë të gatshëm t’a paguajnë klauzolën e largimit të portugezit nga Milani, e cila ka vlerën 150 milionë euro.
23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, por ai ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ‘Rossonerët’ duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Vlera e sulmuesit në treg është rreth 70 milionë euro.
Para se të kalonte te Milani, Leao kishte pasur një aventurë në futbollin francez te skuadra e Lille.
Këtë sezon ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta10/