Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Incident në Universitetin e Prizrenit- Profesori dyshohet se sulmoi kolegen

Gazeta10
03 June 2025 - 19:32

Një incident fizik është raportuar sot rreth orës 11:30 në ambientet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë mbledhjes, një profesoreshë dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo bërryl nga një profesor tjetër, i pranishëm në sallë.

Sipas informatave të para, njëra nga palët e përfshira dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo me bërryl nga një person, profesor në universitet, tjetër i pranishëm në mbledhje. Personi i dëmtuar, profesoreshënë universitet, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Në ndërkohë, ditë më parë, një profesoreshë e këtij universiteti, Vjollca Dibra kishte denoncuar publikisht në emisionin “Gazeta” profesorin Shkelqim Millaku për kanosje, derisa ky i fundit ne pot e njejtën studio, kishte mohuar akuzat.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.