Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Nuk ka komb kosovar’, ‘S’je ti ai që vendos’ / Përplasje e ashpër mes Matoshit dhe Sokolit: Kjo është lojë politike

Gazeta10
05 June 2025 - 21:00

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e emisionit “Politiko”, ku po zhvillohet debat lidhur me ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet me 7 qershor në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Ish-trajneri, njëherish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli teksa diskutohej për ndeshjen Shqipëri-Serbi, pyeti Matoshin se pse e vesh maicën me mbishkrimin ‘unë biri yt Kosovë’, sa herë që diskutohet për Shqipërinë.

“Pse Halili vjen me ketë maicë sa herë që debatohet për Shqipërinë”, ka thënë Sokoli.

“Problemi është që unë jam neutral në këtë aspekt. Unë si shqiptar etnik i përkas Republikës së Kosovës, një kombi të ri, i cili luan në Ligen e Kombeve”, ka thënë Matoshi.

“Nuk ka komb kosovar”, tha Sokoli.

“Kjo është lojë politike, nuk je ti ai që vendos. Ty po të pengon edhe flamuri i Kosovës a je deputet që paguhet prej taksave tona. Qetu po shkruan ‘unë biri yt Kosovë’, a nuk je ti bir Kosove”, ka thënë Matoshi.

Për më shumë ndiqeni debatin:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.