
Gazetari nga Shqipëria, Altin Suçle, në “Politiko” ka dhënë detaje rreth ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet me 7 qershor në ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë.
Ai ka thënë se do të ketë kontrolle të rrepta para ndeshjes.
“Policia do të jetë gjatë gjithë ditës, do të ketë kontroll mikroskopik. Përveç biletës tifozët do të duhet të kenë edhe kartën e identiteti është ndeshje e karakterit të veçantë. Policia shqiptare, Federata e Futbollit, të gjitha autoritete janë të interesuar që kjo ndeshje të shkojë mirë”, ka thënë Suçle. /Gazeta10