
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se si deputete e Kuvendit të Kosovës, ka udhëtuar vetëm një herë jashtë vendit.
Bytyqi më tej në Prime Time ka thumbuar deputetët e VV-së, duke thënë se ani pse është për herë të parë deputete, asaj nuk i është dashur ta nxjerr kartelën bankare sikur atyre të VV-së, raporton Gazeta10.
“Puna ime nuk është deputet për herë të parë, qe 15 vjet punoj, dhe kështu që nuk e kam nxjerr as kartelën e bankës, se e kam të nxjerrne, sikur deputetet e VV-së për herë të parë e kanë nxjerr kartelën e bankës që t’iu dalë paga. Këtë e kemi shumë të verifikuar”, ka thënë ajo./Gazeta10