Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Është koha që BE të heq masat dhe të vendosë për dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë

Gazeta10
16 June 2025 - 20:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se “është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë”.

Ajo tha se “qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, shkruan Osmani.

Gjithashtum Osmani ka falënderuar presidentin Begaj për “mikpritjen dhe lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.