
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se është pritë dorëheqja e Rifat Latifit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë.
“Ne kemi kërkuar këtë dorëheqje, sepse nuk mund të quajmë që e ka udhëheqë shëndetësinë, pasi më shumë ka qenë mysafir në Kosovë sesa që ka punuar… Kur e kemi parë që Kryeministri Kurti e ka marrë rolin e Ministrit, edhe Latifi e ka parë që ka dështuar në këtë pjesë, shumë mirë që ka dhënë dorëheqje, më mirë herët sesa vonë”, ka thënë ajo në Prime Time./Gazeta10