
Drejtori i NDI-së për Lindjen e Mesme, Arianit Shehu, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se Palestina vazhdon të ketë një qasje destruktive ndaj Kosovës.
Të mërkurën në “Politiko”, Shehu potencoi se Palestina vazhdon të përkrahë regjimin e Beogradit.
“Autoriteti palestinez vazhdon të ketë një qasje shumë destruktive ndaj shtetit të Kosovës, ata vazhdojnë ta përkrahin regjimin e Beogradit”, ka thënë Shehu. /Gazeta10