
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duke thënë se kontributi i vetëm i saj në raport me liberalizimin e vizave është gazi lotësjellës, raporton Gazeta10.
Çitaku ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret kohë më parë.
Tutje, ajo ka thënë se kjo është thënë edhe nga Komisioni Europian.
Këtu keni statusin e plotë:
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10