Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lojtari me prejardhje nga Kosova Arijon Ibrahimovic shkëlqen tek Bayern Munchen

Gazeta10
12 October 2022 - 16:32

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimovic, ka shënuar një gol e ka dhuruar dy asistime në barazimin e Bayern Munich në “UEFA Youth League”.

Bavarezët e rinjë nuk po bëjnë mirë në këtë ligë por Arijon Ibrahimovic po shkëlqen këtë sezon. Në barazimin e sotëm ai ka asistuar në golin e minutës së 33-të, shënoi në minutën e 41-të nga penalltia, dhe asistoi për golin e tretë në minutën e 76-të.

Ai ka dy gola e dy asistime për bavarezët në katër ndeshje të luajtura në Grupin C.

Arijon Ibrahimovic këtë sezon me Bayern U19 ka shënuar në total 11 gola dhe 4 asistime. Drejtësinë në ndeshjën e sotme Bayern – Plzen e ndanë treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza dhe asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.