
Golden Eagle Ylli është mposhtur në shtëpi nga Hapoel Galil me rezultatin 96-73 në “FIBA Europe Cup” faze e grupeve.
Ekipi kundërshtar Hapoel Galil dominojë në të gjithë qerekët e ndeshjës kundër Yllit, madje epërsia e mysafirëve shkonte deri në 30 pikë.
Tek Ylli më I dalluarit për lojë sonte ishte Rashun Davies me 21 pikë, i pasuar nga Chris Harris me 8 pikë por të pamjaftueshme për ti bërë ballë Hapoel Galil ku tek Izraelitet më i miri ishte Jalen Hudson me 24 pikë të realizuara.
Golden Eagle Ylli në “FIBA Europe Cup” bënë pjesë në grupin A së bashku edhe me dy skuadrat Gjermane Bamberg dhe Chemnitz.