Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Osmani të kërkoj falje e të jap shpjegim nëse informacionet i dalin të pasakta

Gazeta10
14 July 2025 - 21:50

Kërkim falje e sqarim duhet të bëj presidentja e vendit, Vjosa Osmani në rast se deklaratat e disa ditëve të mëparshme rezultojnë të jenë të pasakta, thotë analisti politik, Fidan Rama.

Rama mes tjerash i përmendi edhe deklaratat e analistit politik, Nexhmedin Spahiu, i cili shpesh e përmendte edhe nocionin luftë.

Nëse del që nuk është i saktë informacioni, nuk mundesh me thënë kështu sepse bëhet fjalë për një informacion ku përmendet përshkallëzim e luftë, e nëse presidentja nuk e ka dhënë informacionin e saktë, besoj që është gabim shumë i madh, është huqje. Minimumi është kërkim falje, por edhe sqarimi”, deklaroi ai në Politiko.

Lidhur me deklaratat që shkaktuan reagime të shumta, presidentja e vendit tha se do të dal në konferencë për media pas kthimit nga Amerika e Letonia.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.