Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Serbia ka kry gjenocid’ / Dugolli: Jam teper i zhgënjyer nga Gjykata e Hagës

Gazeta10
16 July 2025 - 21:10

Ish-deputeti, Enver Dugolli ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale që rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Dugolli në “Politiko” ka thënë se është i zhgënjyer nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe nuk mund të barazohet me luftën e UÇK-së për liri.

“Serbia ka ba gjenocid në Kosovë dhe kot e ka as kjo gjykatë dhe asnjë gjykatë tjetër nuk mundet me e rishkru historinë, shqiptarët janë viktimë, nuk mundet me e barazu krimin e pretenduar të disa njerëzve të thuhet se Serbia ka kry krime edhe ju keni kry krime, jo jo, Serbia ka kryer gjenocid ne jemi kanë në tokën tonë në vendin tonë ata kanë ardhë e kanë kry krime”, ka thënë Dugolli. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.