Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krasniqi mbron e këshillon kunatën: Albulena s’i ka ba dam vendit, por ish dashtë me u tërheq!

Gazeta10
16 July 2025 - 22:24

Dardan Krasniqi, veteran i UÇK-së, njëherish kunati i Albulena Haxhiut ka thënë se i ka kërkuar kësaj të fundit qe të tërhiqet nga kandidatura për kryetare të Kuvendit, pas dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. 

Krasniqi në “Politiko” ka thënë se Albulena nuk i ka bërë asgjë dam vendit, por që duhet të tërhiqet.

“Unë jam shumë krenar që Albulena Haxhiu është një politikane që nuk ia ka ba asnjë dam vendit të vet. Ish dashtë me heq dorë, unë ia kam kërku edhe ia kërkojë. Në këtë momentum do t’i kërkoja me lëshu pozicionon, pavarësisht se nuk e ka asnjë faj politik”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.