
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Gjykatës Speciale, pas vendimit të fundit ku rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
Haradinaj në “Politiko”, ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë etnike, kundër shqiptarëve dhe kundër luftës së UÇK-së.
“Ka qenë e pritshme, unë kam thënë me së paku ka drejtësi në atë institucion. Ai institucion është maru racist, është anti-shqiptar është etnik dhe nuk ka pas qëllim me i zbulu krimet që kanë ndodhur në Kosovë, sepse askush nuk ka kërkuar drejtësi për 12 mijë e 700 viktima shqiptare, kurrë kërkush nuk ka lyp drejtësi as ndërkombëtare as vendore për 24 mijë femra të dhunuara në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10