
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Batusha, me një lidhje direkte nga Brukseli në emisionin Info10, është shprehur se po ju bëhet padrejtësi Kosovës sa i përketë qështjes së liberalizimit të vizave pasi Kosova ka përmbushur dyfishin e kritereve të kërkuara në krahasim me shtetet fqinje në Ballkan, raporton Gazeta10.
“Fillimisht duhet të kujtojmë se vendet fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Serbia kanë pasur 45 kritere maksimumi, ne kemi pasur 95 kritere dhe të gjitha I kemi plotësuar dhe kjo është një padrejtësi që nuk pranohet edhe nga institucionet, nga komisioni…po pranohet se kjo është një padrejtësi.”, tha Batusha./Gazeta10.