
Amir Rrahmani do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionit të Italisë, Napolit.
Mbrojtësi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2029, raportojnë mediat italiane.
Gjithnjë sipas raportimeve të Itali, me kontratën e re kapiteni i Kosovës do të jetë njëri nga lojtarët më të paguar të skuadrës.
Rrahmani ka qenë fantastic sezonin e kaluar me skuadrës Contes, duke qenë një nga figurat kyçe të skuadrës në rrugëtimin drejt titullit kampion.
31-vjeçari ka fituar dy Scudetto me Napolin, në vitin e fundit dhe në vitin 2023.
Qendërmbrojtësi erdhi te Napoli në vitin 2020 nga Hellas Verona dhe dalëngadalë është shndërruar në shtyllën e mbrojtjes së ekipit napolitan.
Gjatë verës ishte raportuar për interesime të shumta për Amir Rrahamnin nga Arabia Saudite dhe Premierliga, por duket se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Serie A.
Sezoni i ri i kampionatit Italian starton gjatë kësaj fundjave dhe Napoli me Rrahmanin synon mbrojtjen e titullit kampion.
31-vjeçari po ashtu pritet të jetë në aksion me kombëtaren e Kosovës në shtator në ndeshjet kundër Zvicrës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.