
Tottenhami është shumë pranë të bëjë njërin nga transferimet më të bujshme të verës në Premierligë.
Spurs raportohet të jenë pranë arritjes së marrëveshjes me Crystal Palace për shërbimet e sulmuesit Eberechi Eze.
Tottenhami ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin 27-vjeçar dhe në total transferimin i tij do të kompletohet për rreth 70 milionë euro.
Mediat në Angli raportojnë se kjo marrëveshje mund të zyrtarizohet gjatë fundjavës.
Eze ishte në radarin e disa skuadrave angleze gjatë verës pas sezonit të mirë që kaloi te Crystal Palace, por edhe dëshira e tij ka qenë t’i bashkohet Tottenhamit, që këtë edicion do të luajë në Ligën e Kampionëve.