Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Camp Nou ende nuk është gati, Barcelona shqyrton opsionet për t’i zhvilluar ndeshjet si vendas

Gazeta10
21 August 2025 - 9:30

Ndeshja kundër Valencias, e vlefshme për xhiron e katërt të La Ligas ishte planifikuar të luhej në Camp Nou, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

 

Sipas mediave spanjolle, punimet në stadiumin e Barcelonës nuk po shkojnë siç ishin planifikuar dhe rikthimi në shtëpi për katalanasit do të shtyhet ende.

 

Barcelona po planifikon që ndeshjen kundër Valencias me 14 shtator ta luajë në stadiumin e Gironas.

 

Barcelona ndeshjen e fundit në Camp Nou e kishte luajtur në vitin 2023, ndërsa në dy edicionet e kaluar shtëpia e tyre ka qenë stadium olimpik “Lluis Companys”.

 

Mbetet të shihet nëse Camp Nou do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.