
Raporti: Egzona Shala/Kanal10
Dita e Falënderimeve apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës” do të organizohet këtë të diele në Kishën Protestante në Prishtinë. Pastori i kishës thotë se qëllimi i këtij aktiviteti është falënderimi për të mirat dhe begatitë e këtij viti, shkruan Kanal10.
Çdo kalimtar mund të merr falas mollë e rrush, që janë vendosur në oborrin e Kishës Protestante në Prishtinë.
E kjo simbolik shënon edhe ardhjen e ditës së falënderimeve që ndryshe njihet si “Darka e Lamës”
Për këtë ditë që do të mbahet më 16 tetor, tani më kanë filluar përgatitjet në oborrin e kishës.
Edhe qytetarë të ndryshëm e pasurojnë sofrën me ushqime që sjellin nga shtëpitë e tyre.
Pastori Artur Krasniqi thotë se është ndjenjë e mirë kur sheh qytetarë të feve të ndryshme që mblidhen rreth sofrës për të shprehur falënderime.
Administratorja e kishës, Leonora Kurti thotë se qëllimi dhe mesazhi i këtij aktiviteti tradicional është mirënjohja dhe falënderimi për të mirat dhe begatitë.
“Darka e Lamës” do të mbahet të dielën, nga ora 11:00 në objektin e Kishës Protestante në Prishtinë./Gazeta10