
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në intervistë për Kanal10 tregoi se çka e bindi atë të kandidonte për të parin e Prizrenit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen së shpejti.
Sipas tij, aktiviteti i deritashëm e ka bërë të kuptoj që gjithçka nis prej lokalitetit.
“Gjithmona e kisha bindjen që problemet themelore, instancat e shërbimeve publike janë të koncentruara në nivelin lokal. Domethënë problemet me të cilat njeriu ballafaqohet, qysh si të del prej oborri lidhen me përgjegjësi të nivelit lokal. E nëse dikush dëshiron të kontribuoj me tërë qenien e vet, atëherë është mundësia që me garu në zgjedhjet lokale”, tha ai.