
Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, nga rradhët e LDK-së, Fatmir Ademaj në emisionin “Politiko” ka shpalosur planin e tij për këtë komunë.
Ai ka thënë se do t’i përkrahë bizneset e reja me 1200 euro në vitin e parë, raporton Gazeta10.
“Komuna e Malishëves ka vite të tëra që është ballafaquar me probleme me ujin e pijes, unë si kryetar i komunës zotohem se brenda mandatit të parë do ta zgjidhi këtë problem, do të heken taksat në këtë komunë për biznese, bizneset e reja do t’i përkrahu me 1200 euro për vitin e parë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10