
Kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçiq, ka drejtuar akuza ndaj kryetarit Bashkim Ramosaj, duke thënë se gjatë mandatit të tij nuk është zgjidhur çështja e ujësjellësit për qytetarët, ndërsa është lejuar shfrytëzimi i resurseve për bizneset private.
“Qysh ka mundësi që ‘Hidrodrinin’ nuk po t’pengon me çu ujin te Baballoqi edhe në Bjeshkën e Madhe ku vllaznia juaj bëjnë biznes me të, e ‘Hidrodrini’ po t’pengon me e shtri infrastrukturën, me ba investime e me ia kalu pasurit ‘Hidrodrinit’, në mënyrë që qytetarët e Deçanit me pas ujë të pijes”, ka deklaruar Kuçiq.
Sipas saj, kjo është një padrejtësi që i është bërë qytetarëve të Deçanit për shkak të interesave të ngushta të udhëheqjes komunale. /Gazeta10