Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbappe mohon largimin nga PSG-ja

Gazeta10
17 October 2022 - 13:12

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka mohuar të dielën raportimet për largimin e tij në muajin janar.

“Nuk kam kërkuar asnjëherë largimin tim në janar”, u ka thënë Mbappe gazetarëve pas fitores së PSG-së kundër Marseilleit në Ligue 1 të dielën.

“Informata ka dalë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas. Por, unë nuk e kam kuptuar atë. Nuk jam i përfshirë në këtë informatë as direkt e as indirekt”, është shprehur ai.

Mediat e shumta franceze ditë më parë raportuan se Mbappe do të largohet nga kryeqyteti francez dhe destinacioni i ardhshëm i tij pritej të ishte Reali i Madridit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.