Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kushtrim Sadiku u bën thirrje kandidatëve për Prishtinën: BOLL MA me justifikime, ejani në debat

Gazeta10
29 September 2025 - 20:41

Autori i emisionit “Politiko” në Kanal 10, Kushtrim Sadiku, ka bërë një ftesë publike për kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës që të marrin pjesë në një debat televiziv.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ai ka kërkuar nga kandidatët që të mos shmangin ballafaqimin dhe t’u japin qytetarëve mundësinë për të parë dhe dëgjuar drejtpërdrejt platformat e tyre.

Sadiku ka ftuar pesë kandidatët kryesorë: Hajrulla Çeku, Uran Ismaili, Përparim Rama, Beke Berisha dhe Besa Shahini.

Ai ka premtuar kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, një studio të ngrohtë dhe profesionalizëm maksimal.

“Datën dhe orën e caktojmë së bashku. Asnjë nga partitë politike nuk ka qëndrim që të mos marrë pjesë në Kanal 10. Andaj, pa hezitim, ejani dhe ta bëjmë debatin në të mirë të qytetarëve të Prishtinës – pa hile, drejtpërdrejt në ekran”, ka shkruar Sadiku.

Ai gjithashtu ka përmendur se në përpjekjen e parë për organizimin e debatit, kandidati Përparim Rama kishte refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa Hajrulla Çeku dhe Uran Ismaili kishin pranuar. “Kësaj radhe, Përparim Rama ka mundësi ta ndreqë gabimin”, shton ai.

Postimi i plotë i Sadikut:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.