
Avokati, Taulant Hodaj në “Politiko” komentoi ngjarjet e fundit në vendin tonë, duke përfshirë zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe çështjen e balotazheve, gjithashtu edhe formimin e Qeverisë së re.
Hodaj tha se të gjithë duhet të synojmë që të formojnë instuticionet e Kosovës, e sidomos deputetët sepse ata janë votuar për të formuar Kuvend dhe Qeveri, e për të marrë përgjegjësi në pushtet, shkruan Gazeta 10..
Është në interesin jetik të Kosovës që të kemi institucione funksionale sa më shpejtë që është e mundur. Nuk e kemi luksin si Kosovë, si vend i vogël që të vazhdpjmë me një kohë kaq të gjatë me institucione e me ushtrues detyre sepse bota po ecë përpara dhe nuk na presin neve, ne duhet të jemi në hap me ta”, shtoi tutje Hodaj në “Politiko”.
Hodaj gjithashtu theksoi se, përtej inateve politike, partitë politike janë për me marrë përgjegjësi e për të formuar institucione sepse nuk është në rregull, shkruan Gazeta 10.
“Mundesh me provu, por nëse nuk shkon edhe politikisht është e lejueshme që me sdynu ti me pasë zgjedhje, nuk është e keqe me pasë zgjedhje, por synimi është me formu institucionedhe të dy palët e kanë tani me formu institucione. Herën e parë partia e parë që e ka, herën e dytë partitë tjera nëse mund t’i bëjnë numrat, synimi është kjo”, shtoi tutuje Hodaj