
Komentatori politik, Fidan Rama në “Politiko” komentoi formimin e një iniciative të re, apo parti politike nga kandidati për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci ishte kandidati më i votuar në Drenas dhe mori edhe një mandat tjetër si kryetar në këtë komunë.
Rama tha se është në rregull të krijosh një parti apo një iniciativë të re qytetare, por nuk është në rregull të thirret akoma në emër të një partie tjetër.
Kujtojmë se para 4 viteve, në zgjedhjet lokale Lladrovci ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, por për këtë mandat pati disa probleme mes kryesisë së kësaj partie dhe kandidatit në fjalë, ku partia nuk ia dha mundësinë që të kandidojë përsëri për kryetar komune, por zgjodhën dikë tjetër në vend të tij. Ishte Petrit Hajdari, kandidati që e përfaqësoi PDK-në në këtë komunë, shkruan Gazeta10.
Rama tha se këto janë filma të panevojshëm të një politikani i cili nëse dëshiron me rujtë PDK-në, kështu nuk bën sepse janë veprime të cilat, një njeri që i thotë vetes politikan, nuk mendon për partinë që i takon.
“Nëse ti je kundër një kryetari, një kryesie apo forumi, ka mekanizma tjerë që i shprehë ato. Pra, një mekanizëm ka qenë vota të cilën ai e ka mposhtë, i ka mujtë, Lladrovci me votë i ka mujtë krejt ata që kanë marrë vendim mos me kandidu për kryetar të Drenasit. Mekanizmi i veprimit të tillë, nxitja e urrejtjes ndaj kryesisë aktuale sepse veprimi me heqjen e fotografisë është nxitje e urrejtjes ndaj kryetarit aktual, gjë që nuk i takon një anëtari që i thotë vetes PDK me bë një veprim të tillë”, shtoi tutje Rama.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: