Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xhavit Drenori: Mediat e devijuan fjalimin e Kurtit gjatë hapjes së fushatës – Nuk e di a ka kund në Ballkan treg kaq të paverifikuar e pa kontrolla

Gazeta10
01 Nëntor 2025 - 21:13

Analisti politik, Xhavit Drenori në “Politiko” komentoi hapjen e fushatës për zgjedhjet e balotazhit, të cilat do të mbahen në fund të javës së ardhshme, me 9 nëntor, shkruan Gazeta 10.

Drenori fillimisht e komentoi hapjen e fushatës nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u komentua shumë nga mediat vendase si hapje e fushatës së parakohshme.

Drenori tha se fushata e këtyre zgjedhjeve të balotazhit është vetëm njëjavore dhe munësia me aq shumë pjesëmarrës nuk është e shpeshtë.

Ai tha se në këtë hapje të fushatës u panë të gjithë  kandidatët për kryetarë  që janë në garë për balotazh.

Drenori tha se mediat vendase e kishin devijuar paksa fjalimin e Kurtit, ku disa prej tyre kishin shkruar se kinse Kurti ka thënë “Kujdes kë po e votoni sepse po nuk i votuat kandidatët tanë, do të mbeteni pa lekë”.

“Ne e dijmë që në fakt kemi një treg medial, që nuk e di a kund në Ballkan në këtë rajonin tonë ku jetojmë, që është kaq i përhapur pa kurrëfarë verifikimi e kontrolle, por fundja e fundit jemi ku jemi”, shtoi tutje Drenori../Gazeta 10

Deklarata e plotë e Drenorit;

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.