Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kurti nuk kërcënoi asesi, Bajqinovci: Krejt tendencë e Përparim Ramës, i cili e ka edhe një javë

Gazeta10
01 Nëntor 2025 - 22:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një videolidhjeje në “Politiko” komentoi  deklaratën e Përparim Ramës i cili tha se Kurti  ka kërcënuar qytetarët se do i lë pa buxhet kryetarët të cilët nuk janë të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Bajqinovci tha ishte prezent sot gjatë hapjes së fushatës dhe se nuk ka qenë e vërtetë ajo se çfarë ka thënë Përparim Rama e as ajo se çfarë mediat po shkruajnë.

“Dihet që buxheti për të cilat komuna dhe për RadioTelevizionin e Kosovës bëhet fjalë, është edhe komuna e Gjilanit. Nuk ka të bëjë  kërcënim e as fare, por tendenca e Përparim Ramës dështimit të tij, tentoi t’ia faturojë për shkak të vonesës së votimit të buxhetit që dihet se e ka përmendur edhe ministri i financave”, shtoi tutje Bajqinovci.

Deklarata e plotë e Bajqinovcit:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.