Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Osmani ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më parë

Gazeta10
19 November 2025 - 11:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të jetë më aktive në zhbllokimin e situatës politike dhe të caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve.

“Presidentja Osmani do të duhej të ishte shumë më aktive në zhbllokimin e situatës politike në vend. Dhe ky angazhim do të duhej të ishte serioz që nga dita e parë. Nuk dua ta komentoj kualifikimin e presidentes Osmani. Por, Osmani nuk duhet të humb kohë, duhet t’i thërras partitë politike dhe ta caktojë sa më parë datën e zgjedhjeve’’, ka deklaruar ajo gjatë konferencës për media, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.