
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se meqë mësimi ka dështuar të mbahet në dy të shtuna atëherë duhet të shkarkohet minstrja e Arsimit, Arberie Nagavci, raporton Gazeta10.
Bajrami ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi ministres Nagavci dhe nëse mësimi nuk mbahet as të shtunën e ardhshme atëherë Nagavci duhet të shkarkohet.
Më tej, Bajrami ka thënë se partia në pushtet ka ardhur me premtime për zgjidhje të problemeve të mëdha por po dështon edhe në ato të brendshmet.
Kujtojmë se debati për kompenzimin e orëve ka ardhur pas grevës në arsim e cila është shtyrë deri në janar të vitit 2013, për mënyrën e kompenzimit ka një mospajtim midis Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut si dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në anën tjetër.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi Nagavcit për dështimin e zëvendësimit të mësimit, që dy të shtune radhazi
Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.
Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë.
Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10