
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se banorët e fshatit Siboc të Obiliqit po ankohen nga kundërmimi i ujërave të zeza, raporton Gazeta10.
Banori Shemsi Thaçi, madje ankohet se kjo po ia pamundëson edhe punimin e tokës.
“Është shumë e vërtet se kjo puset është mbyllur që nga shkurti dhe kam lajmëruar disa herë ekipin e Obilqit, ujësjellësinë, më kanë përcjell për në Prishtinë edhe atje kam thirrur dy tri herë. Një herë kanë ardhur e kanë hapur pusetën, dy-tre herët e tjera unë nuk kam qenë këtu, ata kanë punu pak e kanë ec dhe puna nuk është kryer. Pra që 10 muaj e më tepër kjo pusetë është mbyllur. Pra është e pamundur me punu këtë tokë.”, ka thënë vendasi.
Sipas banorit, tek ai ankohen edhe familjet për rreth për shkak të kundërmimit të erës nga kjo pusetë./Gazeta10