
Komentatori politik Halil Matoshi ka deklaruar se në kontekstin aktual, Kosova nuk ka alternativë më të mirë se presidentja Vjosa Osmani, por shtoi se mungesa e mbështetjes nga kryeministri Albin Kurti po pengon zgjedhjen e saj.
“Pas takimit me Rubion jam i bindur që në kontekstin aktual më të mirë se Vjosa Osmani, Kosova nuk ka. Por nuk e zgjedh sepse Albini nuk po don me kandidu. A me kap ai tupanin e me iu kallëzu juve a çka? Ai ka thanë që as emrin s’po du me ia përmend,” deklaroi Matoshi, duke nënvizuar ndikimin e qëndrimit të Kurtit në procesin politik.