Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fetahu: Dekreti i Osmanit kushtetues, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpallja e tyre

Gazeta10
06 March 2026 - 13:38

Avokati Faton Fetahu ka thënë se dekreti i presidentes Osmani për zgjedhje, është plotësisht kushtetues.

Fetahu ka thënë se ka skaduar afati për zgjedhjen e presidentit.

“Është fakt i pakontestueshëm se ka dështuar zgjedhja e Presidentit brenda afatit prej më së voni 30 ditëve para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale”.

Po ashtu, sipas tij është fakt i pakontestueshëm se afati 60-ditor për zhvillimin e procedurës për zgjedhjen e Presidentit, sipas nenit 82 (3), ka filluar të rrjedhë nga data 5 janar dhe ka përfunduar dje, më 5 mars 2026.

“Presidenti nuk është zgjedhur dhe, për pasojë, në mënyrë automatike vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Prandaj, dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, si rezultat i dështimit për ta zgjedhur Presidentin sipas afateve të mësipërme, është plotësisht kushtetues”.

Fetahu thotë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpallja e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.