Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet një shtëpizë dhe një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’ka të lënduar

Gazeta10
07 March 2026 - 9:45

Një zjarr ka përfshirë një shtëpizë me kuzhinë verore dhe një stallë të kafshëve në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ankuesja, një grua kosovare, ka raportuar incidentin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale.

Rasti po hetohet.

“Fsh. Madanaj, Gjakovë  06.03.2026 – 15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se zjarri ka kapluar një shtëpizë me  kuzhinë verore si dhe një stallë të kafshëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.