Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i gjenden mbi pesë kg substanca narkotike

Gazeta10
07 March 2026 - 13:30

Policia e kishte kapur në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë).

“Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë”.

Në vazhdimësi të operacionit, policia tha se është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M., dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.