
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar për herë të parë pamje nga parkingu nëntokësor i kryeqytetit.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky parking është afër përfundimit, raporton Gazeta10.
“Parkingu Nëntokësor i Prishtinës po përfundon! 90% e punimeve veçse janë kryer, e hapja zyrtare pritet të bëhet në nëntor”, ka shkruar ai./Gazeta10