Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hasani: Veprimi i presidentes Vjosa Osmani është shkelje kushtetuese

Gazeta10
09 March 2026 - 20:53

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë ngjallur reagime të shumta pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për pezullimin e vendimit që lidhet me presidencën dhe Kuvendi i Kosovës deri më 31 mars të po këtij viti.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Në  intervistë në emisionin “Politiko”, ai deklaroi se veprimi i presidentes Vjosa Osmani përbën shkelje të Kushtetutës.

Sipas Hasanit, presidentja nuk ka pasur të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë dhe se ai nuk mund të arsyetohet në sistemet parlamentare evropiane.

“Ajo që e ka bërë zonja Osmani nuk është problemi që është nxituar, por fare s’ka pasur të drejtë dhe nuk ka të drejtë. Pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese. Nuk ka gjykatë kushtetuese në sistemin parlamentar të Evropës që mund ta arsyetojë një veprim të tillë”, deklaroi Hasani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.