
Analistja politike Besa Luzha, e ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas Luzhës, deklarimet e presidentes u dukën më shumë si një përpjekje për t’u arsyetuar dhe për t’u mbrojtur nga akuzat që po i bëhen në lidhje me qëndrimet e saj.
“Aty e pashë më shumë si një arsyetim, si mbrojtje ndaj akuzave që po i bëhen. Si mund të krahasohet një person si armik kur në njëfarë mënyre ka bërë veprime konkrete që kanë qenë në favor… Duhet maturi. Njerëzit gabojnë, është normale”, u shpreh Luzha gjatë emisionit.