Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

1.7 milionë dollarë për 70 sekonda, grabitje spektakolare në një dyqan bizhuterish në Kaliforni

Gazeta10
15 March 2026 - 20:18

Një grabitje e organizuar si në film është filmuar nga kamerat e sigurisë në Kaliforni, ku një bandë grabitësish arriti të marrë bizhuteri me vlerë rreth 1.7 milionë dollarë brenda vetëm 70 sekondash.

Ngjarja ndodhi në qytetin Fremont, në një dyqan bizhuterish, ku disa makina ndaluan me shpejtësi para hyrjes. Nga automjetet zbritën rreth 20 persona të maskuar dhe me kapuç, të cilët hynë menjëherë në dyqan në një sulm të koordinuar.

Të armatosur me çekiçë, grabitësit thyen vitrinat dhe morën ar, diamante dhe bizhuteri të tjera. Sipas autoriteteve, më shumë se tre të katërtat e produkteve të dyqanit u grabitën

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.